Qka kan te perbashket Shqiptari dhe mikrofoni



Qeveria nderpren ...



Komorani ne te ardhmen



Ronaldo dhe Ozil



Shiko dallimin mes Iphone 4S dhe 5



Mourinjo !!!



Gjermanishtja sotit



Shangai Kine



Fshat ne Austri



Shiko qka i thot Messi nenes se tij



Vahtje ardhje dhe ndryshimi nga Gjyshja



Bali Like dhe Comment



Polici ne marrje ne pytje



Qka eshte Nexhat Daci



Pasuli vs Shqiptari



Eh mos me kan kompjuteri qka kishim bo



Boss ne shkall jo po ne lift



Kuzhinieri ne Restoran qka ban



Shihe Shqiptarin bre



E ke bere edhe ti



Shiko si behet pazaro ne Kin per telefona



Shabani dhe shahu



Femija flen ne pare tjetri ne toke



Dallimi mes Venecia dhe Shkodres



Nervat + merzia = ?



Si flejn prinderit me beben e tyre



Horoskopi



Kosova po ankohet



Recod of Tumple run 2



Cup by Real Madrid



Lëndohet Cana, në dyshim paraqitja ndaj Norvegjisë


Lëndohet Cana, në dyshim paraqitja ndaj Norvegjisë


Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka pësuar një lëndim të martën gjatë seancës stërvitore të paradites në prag të përballjes me Norvegjinë, njoftojnë mediat shqiptare.
29 vjeçari ka pësuar një dëmtim në kaviljen e këmbës së majtë vetëm katër ditë para sfidës me norvegjezët, takim ky që luhet të premten në kuadër të eliminatorëve për Botërorin 2014.
Sipas mediave shqiptare, ky lëndim ka vë në dyshim praninë e tij në fushë në formacionin titullar. Kur duheshin jo më shumë se 10 minuta nga përfundimi i seancës stërvitore, mesfushori i Lazios u rrëzua papritur në tokë, edhe pse nuk pati asnjë kontakt të ashpër fizik me shokët e skuadrës.
Menjëherë drejt tij vrapuan pjesëtarët e stafit teknik dhe mjekësor, si dhe futbollistët e tjerë të kombëtares, që në momentin e parë ndjenë frikën e një dëmtimi shumë serioz.
Pasi mori ndihmën e parë mjekësore, Cana doli me këmbët e veta nga fusha, por duke çaluar. Pas stërvitjes trajneri i kuqezinjve, Ganni De Biasi, pavarësisht shqetësimit për dëmtimin 29-vjeçarit u shpreh se “Cana është shkëmb i fortë, andaj do të arrijë të riaftësohet në kohë për Norvegjinë”

Policia serbe plagos një shqiptar


Policia serbe plagos një shqiptar

Një shqiptar është plagosur nga një pjesëtar i xhandarmarisë serbe në një mal të Podujevës, derisa ai ishte duke prerë dru në malin e tij.
“Kam qenë duke prerë dru në mal. Nuk kam ditur asgjë çfarë po ndodhë ... dhe papritur e pashë vetën të plagosur”, ka thënë i plagosuri për portalin Indeksonline.
I plagosur është nga fshati Metehi, por është plagosur në Ponashec, përderisa nuk është në rrezik për jetë.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në paditën e vonshme të së mërkurës.
Rastin e ka pohuar edhe Policia e Kosovës, e cila thotë se nuk ka informacioni se kush e ka kryer plagosjen.
“Policia e Kosovës ka pranuar informacion se është dërguar në emergjencë një person i plagosur që dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Informacionet e para janë se personi i plagosur është nga fshati Metehi të Podujevës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani

Gishtat e këmbëve, çfarë thonë ato për personalitetin tuaj


Gishtat e këmbëve, çfarë thonë ato për personalitetin tuaj

34910f9c-851e-4127-8e55-79053f452209---0-“Këmbët tregojnë gjithçka për ne, prej problemeve me sistemin e tretjes e deri te gjendja e lidhjes sonë të dashurisë. Ato mund të tregojnë nëse jeni më të egër dhe të prirë për të rrezikuar, apo vdisni për stabilitet dhe harmoni në jetë”, thekson refleksologjia, Jane Sheehan.
Leximi i shputave të këmbës është pjesë e traditës kineze dhe indiane 5 000-vjeçare. Rrjedh nga besimi që këmbët janë si pasqyrë e pjesës tjetër të trupit. Gungëzat, kallot ose dhimbjet në shputa në fakt paralajmërojnë për probleme në pjesët tjera të trupit. Kështu për shembull harqet e shputës janë të lidhura me boshtin kurrizor, ndërsa dhimbja në fakt tregon në problemet me boshtin kurrizor.
Sipas këtij besimi, mendja dhe trupi janë të lidhura në mënyrë të pandashme, ndërsa sëmundjet fizike janë në fakt produkt i personalitetit. Kështu njerëzit të cilët kanë shputa të lëshuara në fakt janë përpjekur për së tepërmi për të qenë të fortë, për ç’arsye kjo është manifestuar si problem në këmbë.
“Këmbët tregojnë gjithçka për ne, prej problemeve me sistemin e tretjes e deri te gjendja e lidhjes sonë të dashurisë. Ato mund të tregojnë nëse jeni më të egër dhe të prirë për të rrezikuar, apo vdisni për stabilitet dhe harmoni në jetë”, thekson refleksologjia, Jane Sheehan.
Gishti i madh i këmbës

Nëse gishti juaj është shumë më i gjatë se gishtat tjerë, jeni shumë të zgjuar dhe jashtëzakonisht kreativ. Jeni përplot ide, ndërsa problemet i zgjidhni në mënyra të pazakonshme. Kurrë nuk ndaleni dhe gjërat i shikoni nga perspektiva të ndryshme. Por, ndonjëherë keni probleme me koncentrimin dhe veproni para se të mendoni mirë për projektet, thekson Sheehan.
Gishti i madh më i vogël i karakterizon njerëzit të cilët janë të shkëlqyeshëm në kryerjen e shumë gjërave përnjëherë. Janë jashtëzakonisht efikas, dhe përdorin sharmin për t’i bërë të tjerët që të duan idenë e tyre.
Gishti i dytë
Nëse gishti i dytë i këmbës është më i gjatë, ju jeni lider i mirë. Jeni shumë dinamik dhe të gjindshëm, ndërsa ndonjëherë aq shumë insistoni në mënyrën tuaj të punës saqë njerëzit ju përjetojnë si të vështirë dhe të gjithëdijshëm, pohon Sheehan. Sipas folklorit indian, nënat nuk i kanë lejuar bijtë e tyre të martohen me vajzat që kanë gishtin e dytë të këmbës pak më të gjatë, sepse vajzat e tilla pëlqejnë të urdhërojnë për së tepërmi. Njerëzit me gishtin e dytë më të vogël janë të lumtur me gjendjen ekzistuese dhe nuk do të mundohen të ndryshojnë ndonjë gjë.
Gishti i tretë
Kinezët gishtin e tretë e lidhin me energjinë, instinktet dhe vullnetin. Nëse gishti është relativisht i gjatë, kjo do të thotë që njeriu është jashtëzakonisht energjik dhe i gjindshëm, veçanërisht në vendin e punës. Sa më i gjatë që është ky gisht i këmbës, ka më shumë mundësi që do të arrini në karrierë, pohon Sheehan. Këta njerëz janë perfeksionistë, por ndonjëherë aq shumë bllokohen në punë, saqë harrojnë familjen, miqtë dhe argëtimin. Njerëzit me gisht më të shkurtër dinë të shijojnë në jetë. Pëlqejnë të relaksohen dhe nuk shqetësohen lehtë.
Gishti i katërt
Gishti i katërt i gjatë dhe i drejtë do të thotë që jeni person për të cilin familja ka rëndësi thelbësore në jetë. Pakënaqësinë me personat e dashur e tregon gishti i katërt i lakuar. Ju shumë mirë dini t’i dëgjoni të tjerët dhe jeni kujdestar i shkëlqyeshëm, por ju prekin shumë fatkeqësitë që ndodhin në familje. Përveç kësaj, ju prekin edhe problemet e të tjerëve, bën të ditur Sheehan.
Kinezët thonë që jeni shpirt i butë dhe i ndjeshëm,ndërsa në shëndetin tuaj mund të ndikojë çfarëdo problemi në familje. Duheni të relaksoheni dhe të mësoni që të mos e mundoni veten me probleme të huaja. Gishti i shkurtër do të thotë që familja dhe lidhjet për ju nuk janë aq të rëndësishme, sepse jeni të fokusuar në diçka tjetër, pohon Sheehan.
Gishti i vogël
“Nëse gishtin e vogël të këmbës e keni më të shkurtër, atëherë jeni fëmijëror, çdo gjë ju mërzitet shpejt, ikni nga përgjegjësitë dhe vazhdimisht kërkoni argëtim”,- zbulon Sheehan. Dhe nëse mund ta lëvizni me gishtin e vogël të këmbës ndaras nga gishti i katërt, jeni impulsiv, të prirë për aventura dhe sharmant. Nëse nuk mundeni, do të thotë që pëlqeni rutinën, parashikueshmërinë dhe besnikërinë.
Femrave që kërkojnë argëtim u nevojitet një mashkull i cili mund të lëvizë gishtin e vogël, por nëse kërkojnë bashkëshort atëherë ata që nuk mund të lëvizin gishtin e vogël janë ideal për këtë rol, thekson Sheehan

Fshije fshije