Policia serbe plagos një shqiptar


Policia serbe plagos një shqiptar

Një shqiptar është plagosur nga një pjesëtar i xhandarmarisë serbe në një mal të Podujevës, derisa ai ishte duke prerë dru në malin e tij.
“Kam qenë duke prerë dru në mal. Nuk kam ditur asgjë çfarë po ndodhë ... dhe papritur e pashë vetën të plagosur”, ka thënë i plagosuri për portalin Indeksonline.
I plagosur është nga fshati Metehi, por është plagosur në Ponashec, përderisa nuk është në rrezik për jetë.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në paditën e vonshme të së mërkurës.
Rastin e ka pohuar edhe Policia e Kosovës, e cila thotë se nuk ka informacioni se kush e ka kryer plagosjen.
“Policia e Kosovës ka pranuar informacion se është dërguar në emergjencë një person i plagosur që dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Informacionet e para janë se personi i plagosur është nga fshati Metehi të Podujevës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani