Cili është profili i përdoruesit tipik që kryen jailbreak te Iphone 4S?


Cili është profili i përdoruesit tipik që kryen jailbreak?


Në infogr është publikuar një infografik interesant që tregon zakonet e një përdoruesi që ka bërë jailbreak të pajisjes së tij. Edhe pse ky test është bërë vetëm me 360 persona, është interesante të zbulojmë sjelljen e përdoruesve që kanë një iPhone dhe iPad jailbroken. A silleni edhe ju në këtë mënyrë?

Nga infografiku zbulojmë se vetëm 8% e përdoruesve janë femra, ndërsa 92% e përdoruesve janë meshkuj. Pjesa më e madhe e këtyre përdoruesve i përket moshës 14-19 vjeç, e ndjekur nga grupmosha 20-29 vjeç. Një përqindje e mirë edhe e pëdoruesve sipër 30 vjeçit, ndërsa reduktohet në minimum numri i atyre poshtë 14 dhe sipër 40 vjeç.

Pak më shumë se 200 nga 360 të intervistuarit e konsideron vehten si një përdorues të avancuar, ndërsa rreth 100 prej tyre e konsiderojnë vehten përdorues mesatar. Më pak se 10 janë fillestarë, ndërsa janë të pakët hakerat. 20 prej tyre janë zhvillues.

100 persona do të kalonin në Android nëse jailbreak nuk do të ishte më i disponueshëm për iOS, ndërsa do të paguanin mesatarisht 16.93$ për ta pasur nëse do të ishte me pagesë (pjesa më e madhe është përgjigjur 10$). Gati të gjithë kanë instaluar iOS 6, ndërsa pjesa më e madhe ka instaluar gati 20 tweak nga Cydia.

Të pakët janë ato që kanë pasur probleme në performance ose me baterinë pasi kanë bërë jailbreak, ndërsa ndër programet më popullore janë SBSettings, SwipeSelection, Auxo, Activator, BiteSMS, Springtomize 2, Zephyr, f.Lux, NcSettings dhe Winterboard. Tre temat më të instaluara janë Jaku, Glasklart dhe Ayecon