Eksperimenti i Filadelfias, më i mistershmi dhe më i përfoluri në botë, ja se çfarë ndodhi! (VIDEO)


Eksperimenti i Filadelfias, më i mistershmi dhe më i përfoluri në botë, ja se çfarë ndodhi! (VIDEO)

Janë me dhjetëra teoritë të cilat tentuan të shpjegonin se çfarë ndodhi në të vërtet në eksperimentin misterioz të Filadelfias.
Eksperimenti i Filadelfias ishte koduar “Project Rainbow”. Anija gjuajtëse e Marinës Luftarake Amerikane, “Eltritz” e pajisur me aparaturat më moderne dhe me të gjithë arsenalin luftarak ishte “miu i eksperimentit”.
Tre janë faktet që vërtetojnë se eksperimenti i Filadelfias u krye në të vërtet. E para, kryen eksperimente për të zbuluar teknologji të reja dhe të udhëhiqeshin drejtë fundit të luftës. E dyta, një lloj gazi i jonizuar fshehë nga radarët çdo objekt që ndodhet brenda tij dhe e treta, është e njohur se fusha të fuqishme magnetike apo rryma të fuqishme elektronike, mund të shmangin shumë pak një trarë drite, apo një foton nga drejtimi i tij.
Marina Luftarake Amerikane pranon zyrtarisht se anija “Eldridge” mori pjesë në një eksperiment që parashikonte mbështjelljen e anije gjuajtëse me tel, në një tentativë ngrirjeje/çaktivizim të fushave magnetike që shatoheshin nga metali i saj.Anija 1
Kjo metodë është e njohur si zhveshje magnetike. Një gjë e tillë do të kthente anijen në të padukshme ndaj bombave zhytëse, të cilat bazohen në censorë që aktivizojnë shpërthimin.
Eksperimenti u zhvillua në dy faza. Faza e parë më 23 korrik 1943 dhe e dyta dhe më e rëndësishmja më 12 gusht 1943. Thuhet se u krye dhe një tjetër provë në muajin retortë njëjtit vit. Gjatë fazës së parë të eksperimentit, anija nuk u zhduk tërësisht, por hija e saj (forma) reflektohej qartë në ujë. Herën e dytë anija u zhduk tërësisht, ndërsa u shfaq pas 15 minutash në Virginia.
Kur anija u rishfaq në Pensilvania, disa anëtarë të ekuipazhit u gjetën të “balsamosur” me trupin e anijes, të tjerë mungonin dhe të mbeturit kishin humbur logjikën e tyre. Anija pas eksperimentit ju shit marinës luftarake greke, por kapaciteti nominal ishte rritur me 300 ton, që do të thotë se i ishin hequr pajisjet nga brenda. Nga mesi i dekadës së 80-ës, shfaqet një dëshmitar i cili shkaktoi shumë trazira me deklaratën e tij “isha dhe unë aty dhe pash gjithçka me sytë e mi”.
Kështu, Al Bielek pretendoi se ishte njëri nga marinarët që vuri në funksion pajisjet në control room të “Eldridge”. Sipas versionit të tij, ai e vendos eksperimentin në dy faza: 23 korrik –e para, dhe 12 gusht e dyta dhe në tetor siç dhe pretendoje dhe njihej gjerësisht.
Vijon duke thënë se ekuipazhi i anijes udhëtoi 40 vjet në të ardhmen (harkun kohorë të së ardhmes) në vitin 1983 dhe u gjend në bazat nëntokësore të programit “Montok” në Long Island.
Ajshtajni me teorinë e përgjithshme të relativitetit pretendonte se graviteti nuk ishte një fuqi klasike (e zakonshme) por një shtrembërim i hapësirës-kohë. Madje, John Archlibald Wheeler duke bërë një përmbledhje të kësaj teorie, referon se “hapësira ndikon në materie dhe e udhëzon se si mund të lëviz. Ndërsa materia, reagon në hapësirë dhe e udhëheq se si të lakohet”.
Nëse e konsiderojmë si de fakto eksperimentin e Filadelfias dhe atë që ajo u bazua në këtë teori, atëherë ndodhemi përpara një arritje shumë të madhe teknologjike të paimagjinueshme. Megjithatë, shumë pyetje vijojnë të mbete ende pa përgjigje, përsa i përket faktit se çfarë i ndodhi në të vërtet anijes dhe ekuipazhit të saj. Duhet të theksojmë se deri në ditët tona vijon të mbetet eksperimenti më i madh dhe më i mistershëm.