Emrat e deputeteve te PDK qe votuan kunder grave te dhunuara

Foto: ArkivDihen emrat e deputetëve të PDK që votuan kundër grave të dhunuara


Është bërë publike lista me emrat e deputetëve të PDK-së që i bënë bashkë forcat - kryesisht me deputetë serbë - në tentimin për ta penguar ndryshimin e Ligjit për t’i futur edhe gratë e përdhunuara gjatë luftës në mesin e viktimave që u takon kompensimi.Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të femrave thonë se futja e kësaj kategorie në këtë ligj është akt human që ka bërë Parlamenti i Kosovës. E “Vetëvendosje” e quan të turpshëm përpjekjen e partisë në pushtet, raporton KTV.
Ndërkohë, Qeveria premton se kjo kategori do të kompensohet.
Vetëm me katër vota më shumë, ndryshimi i ligjit është bërë i mundur dhe personat e dhunuar seksualisht në luftë tashmë do të kenë edhe kompensim material, njëjtë sikurse kategoritë e tjera të dala nga lufta. Më 21 mars të vitit 2000, organizata joqeveritare humanitare amerikane Human Rights Watch ka publikuar një raport 37 faqesh, ku janë përshkruar rastet e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe ka dhënë shifrën prej 20 mijë personave që janë dhunuar gjatë kësaj periudhe.
Deputetët që votuan kundër futjes në ligj të grave të përdhunuara gjatë luftës janë:
1. Shaip Muja - PDK
2. Elmi Reçica - PDK
3. Latif Gashi - PDK
4. Bekim Haxhiu - PDK
5. Zenun Pajaziti - PDK
6. Fadil Demaku - PDK
7. Adem Grabovci - PDK
8. Fatmir Xhelili - PDK
9. Halit Krasniqi - PDK
10. Ramë Vataj - PDK
11. Ramiz Ladrovci - PDK
12. Blerta Deliu Kodra - PDK
13. Salihe Mustafa - PDK
14. Safete Hadergjonaj - PDK
15. Naser Osmani - LDK
16. Ukë Rugova - Lista Rugova
17. Muzejene Selmani - AKR
18. Sevdije Rama - AKR
19. Petar Miletić - SLS
20. Jelena Bontić - SLS
21. Jasmina Žvković - SLS
22. Biserka Kostić - SLS
23. Saša Milosavlević -SLS
24. Müfera Şinik - KDTP
25. Murselj Haljilji - GIG
26. Gëzim Kelmendi - AKR
27. Boban Todorović - SLS
28. Fikrim Damka - KDTP
29. Milivoje Stojanović – SLS