Arrestohet mjeku që filmonte fshehurazi pacientet femra


Arrestohet mjeku që filmonte fshehurazi pacientet femra

Londër, (Kosovapress) 16 Mars 2013 20:53

Një mjek familjarë ka filmuar ekzaminimin e rreth 300 femrave duke përdorur një kamerë të futur në orën e tij në stilin e James Bondit. Davinderjit Bains 45 vjeçar më orën e dorës me kamerë ka regjistruar orë të tëra në ekzaminim e pacienteve femra.

Denoncimin 45 vjeçari e ka marrë nga një 19 vjeqar i cili kishte zbuluar sekretin e mjekut pasi e kishte parë duke filmuar një grua nën dush.
Pas bastisjes së vendit të punës përkatësisht spitalit kirurgjik “Royal Wootton Basse” i cili gjendet në Wiltshire të Anglisë oficerët kanë gjetur 361 videoklipe të inçizuar me orën e dorës kurse disa kalonin kohën e 45 minutëshit.
Numri i saktë i pacienteve të abuzuara sipas policisë mund të kalojë shifrën e 300-shit dhe të gjitha mund të jenë në mes moshës 14 dhe 51 vjeç.
Bains nga Gjykata akuzohet për 39 akuza të sulmeve seksuale dhe për 65 vepra të tjera që do të merren në konsideratë.
Ai është duke u mbajtur nën arrest kurse dënimi i tij pritet të bëhet i ditur ditëve në vazhdim.
Bains i cili është ndarë nga gruaja e tij është përjashtuar edhe nga Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor në Britaninë e Madhe pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij kurse këshilli rastin e ka quajtur shqetësues dhe pervers.
Pas publikimit në media të këtij rasti pacientët kanë qenë të indinjuar me perversitetin e doktor Bains kurse vet komuna e Wiltshire ka shprehur keqardhje dhe ka kërkuar dënim të merituar të tij./Kosovapress/