Bëni foto duke përdorur njëkohësisht dy fotokamerat e iPhone me anë të Dblcam, tani në ofertë falas!


Bëni foto duke përdorur njëkohësisht dy fotokamerat e iPhone me anë të Dblcam, tani në ofertë falas!


Jeni lodhur duke bërë fotografi dhe duke mos daluar asnjëherë në foto? Në App Store është i disponueshëm në ofertë falas Dblcam, një aplikacion që ju mundëson të bëni foto me të dyja fotokamerat e iPhone. Falë këtij aplikacioni mund të shfrytëzoni dy fotokamerat e iPhone, jo vetëm për të fotografuar veten por edhe duke shftrytëzuar imagjinatën tuaj për të bërë foto të veçanta.

Funksionon krejt thjeshtë, mjafton të hapni aplikacionin, të shtypni butonin e fotokamerës dhe automatikisht do të krijohet një imazh që është i formuar një pjesë me pjesën e fotografuar nga fotokamera e pasme dhe pjesën tjetër nga fotokamera e përparme, që zakonisht shfaq fytyrën e fotografit.

Dblcam është i disponueshëm në ofertë falas në App Store. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPod Touch dhe iPad. Kërkon iOS 5.1 ose një version më të ri.