iPhone 5S do të ketë teknologjinë NFC dhe lexuesin për shenjat e gishtërinjve!

iPhone 5S do të ketë teknologjinë NFC dhe lexuesin për shenjat e gishtërinjve!
 
Furnizuesi i ardhshëm i zgjedhur nga Apple për disa pjesë të pajisjeve të ardhshme do të jetë Chipbond. Kompania taivaneze do të furnizojë Apple me disa chip-e që do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë teknologjinë NFC (Near Filed Communication) edhe atë të njohjes së shenjave të gishtërinjve. Janë sisa karakteristika që mund të shohim në iPhone-in e ardhshëm.

Lajmi i bashkëpunimit midis Apple dhe Chipbond është dhënë nga China Times, dhe gjithmonë sipas faqes kineze, kombinimi NFC me lexuesin e shenjave të gishtërinjve mund t'i bëjë akoma më të sigurta pagesat mobile.

Thashethemet në lidhje me një chip për shenjat e gishtërinjve ka kohë që qarkullojnë në rrjet: vitin e kaluar Apple bleu kompaninë AuthenTec e specializuar në sigurinë mobile, e cila mendohet se ishte e përfshirë pikërisht në realizimin e një chip-i të këtij tipi.

Ndërsa për sa i përket teknologjisë NFC, zërat rreth integrimit të saj qarkullojë prej shumë kohësh: mendohej se do të integrohej në iPhone 5, por siç e dimë të gjithë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Tani NFC është bërë gati një standart i pranishëm në çdo smartphone të nivelit të lartë, dhe kështu që mendohet se edhe Apple do ta sjellë atë në iPhone-in e ardhshëm.

Passbook, aplikacioni i lëshuar nga Apple verën e kaluar, mund të jetë një pikënisje e mirë për të integruar dhe përmirësuar pagesat mobile, si nëpërmjet përdorimit të shenjave të gishtërinjve, si nëpërmjet teknologjisë NFC. Ky aplikacion është mjaft i limituar aktulisht për shkak të numrit modest të kompanive që ofrojnë shërbimet e tyre, por edhe për shkat të pamundësisë për të bërë pagesat