Shikoni këtë tabelë me të dhënat e smartphone-ëve kryesorë që gjënden në treg!


Shikoni këtë tabelë me të dhënat e smartphone-ëve kryesorë që gjënden në treg!


 Gizmodo është nga bloget më të famshme që flasin për produkte elektronike si SmartPhone përshëmbull. Ky website ka publikuar një tabelë në të cilën ka përmbledhur të dhënat hardware të disa nga SmartPhone-ët që gjënden në treg, ku ndër to gjëndet edhe iPhone.

Nga tabela shihen qartë të dhënat hardware të SmartPhone si Samsung Galaxy S4 ose HTC One ku spikasin sasia e memories RAM. Në fakt këto 2 SmartPhone ofrojnë teorikisht shpejtësi të larta të përpunimit të të dhënave. Në të vërtetë shpejtësi e lartë hardware nuk do të thote shpjetësi e lartë në përpunimin e të dhënave sepse shpejtësia e funksionimit të një sistemi operativ vare edhe nga vetë strukturimi software i vetë sistemit.


Tjetër faktor ku shumë kompani po luftojnë, është dhe kualiteti i ekranit. Duket qartë nga tabela se kualiteti i ekranit është rritur së tepërmi dhe se me siguri këto kompani e shohin si një armë të fortë në treg, përmisimin e kualitetit. Për sa i përket shpejtësisë së proçesorit nuk ka ndonjë diferencë të madhe sepse teknologjia e këtyre komponentëve është e njëjtë për të gjitha pak a shumë