Si të fshehni orarin e mesazhe të lexuara në Facebook falë FBMessengerUnseen [Cydia]


Si të fshehni orarin e mesazhe të lexuara në Facebook falë FBMessengerUnseen [Cydia]


Të rejat që sjell Facebook, jo gjithëmonë janë të mirëpritura nga përdoruesit, mjafton të kujtojmë modifiket e fundit grafike me shtimin e timeline. Një tjetër funksion jo shumë i pëlqyer është edhe fakti që Facebook i komunikon dërguesit sa herë që ne lexojmë mesazhin e tij. Falë një tweak të publikuar së fundmi në Cydia mund të ç'aktivizoni këtë funksion.

Ky tweak quhet FBMessengerUnseen dhe mbasi ta instaloni nuk duhet të bëni asgjë tjetër veçse të komunikoni me miqtë tuaj siç e keni bërë gjithmonë, ky tweak do të jetë gjithmonë aktiv dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj konfigurimi. Por për momentin FBMessengerUnseen funksionon vetëm për aplikacionin Messenger dhe jo për aplikacionin zyrtar të Facebook.

FBMessengerUnseen është i disponueshëm falas në Cydia në repositorin e ModMyi. Së shpejti do të vijë edhe për aplikacionin zyrtar të Facebook