iPhone 6 dhe iPhone ekonomik, mund të jenë kështu!


iPhone 6 dhe iPhone ekonomik, mund të jenë kështu!


Dizajneri gjerman Martin Hajek ka provuar të imagjinojë se si mund të jenë smartphone-t e ardshëm Apple: afër modelit ekonomik, që tashmë duket si diçka e sigurtë, Hajek ka krijuar një pajisje me ekran 4.5 polësh. A do të jetë ky iPhone 6 i ardhshëm?


E reja që sipas Hajek nuk do të mungojë në iPhone-t e ardhshëm, do të jetë trupi me shumë ngjyra: përdoruesi do të ketë mundësinë të zgjedhë midisa disa ngjyrave të disponueshme, si për iPhone ekonomik të realizuar me material plastik, si për iPhone 6 që do të realizohet me material me kualitet më të lartë dhe mund të ketë një ekran 4.5 polësh.


Forma është mjaft e ngjashme me iPhone 5, edhe pse pak më i lakuar, na kujton shumë iPhone 3G/3GS. Si ju duket?