Mourinjo kthehet ne Inter


0
Mourinho kthehet te Inter?
19 Mars 2013 11:18
Po largohet, do të qëndroj. Kjo pyetje po bëhet gati çdo ditë, kurse ardhmëria e e tij në Real Madrid, po komentohet në mënyra të ndryshme.
Kualifikimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, fitorja e dyfishtë brenda 5 ditëve ndaj Barcelonas, ka bërë që adhuruesit e Realit të votojnë edhe më tutje për trajnerin Jose Mourinho.
Mbetja e tij në Santiago Bernabeu, nuk është ende e sigurtë, kurse po përmenden shumë skuadra të cilat do të mund t’i drejtojte portugezi edicionin e ardhshëm.
Chelsea, Man City dhe Paris SG, janë opcionet më reale nëse Mourinho vendos të largohet nga klubi mbretëror për shkak të buxhetit që kanë, por ka zëra që Massimo Moratti, mund ta kthej “të veçantin” në Meazza.

I pyetur nga gazetarët se a mund të ndodh një gjë e tillë Morrati i përgjigj: “Nuk e di, ndoshta”. Kjo “ndoshta” ka lënë të kuptohet se ka diçka në këtë drejtim, sepse Mourinho disa herë kohëve të fundit e ka përmendur Interin gjatë konferencave pë shtyp, si skuadrën ku ka kaluar më së miri si trajner gjatë karrierës së tij.
Këto mesazhe dashurie për “neroaxurët” e ka bërë shumë optimist edhe tifozerinë anë e mban botës, për një rikthim senzacional të njeriut i cili e bëri Interin të shkel gjithçka para vetës në Itali dhe Evropë gjatë vitin 2010.