Ekskluzive: Arben Krasniqi dhe Fikret Shatri do të pushojnë, vjen një trajner i huaj?!

Ekskluzive: Arben Krasniqi dhe Fikret Shatri do të pushojnë, vjen një trajner i huaj?!


Humbja nga Sigkos Bashkimi ka bërë që drejtuesit e Sigal Prishtinës të reflekojnë mbi situatën në të cilën ndodhet aktualisht skuadra më e trofeshme e basketbollit kosovar. Sipas disa burimeve brenda klubit, drjetuesit mendojnë t’i japin pushim deri në fund të kampionatit të rregullt trajnerit Arben Krasniqit dhe ndihmësit të tij, Fikret Shatri, për shkak se konstatohet se ata janë lodhur nga angazhimet e shumta. Sipas burimeve të njëjta shumë shpejt pritet që Prishtinën ta drejtojë një trajner i huaj, i cili mund të vie nga Turqia apo Sllovania, mirëpo emrat e asnjërit prej tyre nuk janë bërë publike.