Derbi Inter-Milan për talentin Draxler


Derbi Inter-Milan për talentin Draxler


Derbi i Milanos, gjithmonë ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në botën e futbollit sa herë që janë takuar me vete. Por, përballja e tyre e zjarrtë në fushë nuk është e vetmja, sepse këtë herë klubet nga qyteti i modës, janë të luftë të rreptë për shërbimet e talentit 19 vjeçar gjerman, Julian Draxler.
Përkundër fjalëve të drejtorit sportiv të Schalke 04, Horst Heldt, se Draxler nuk do të largohet edhe për shumë vite, megjithatë klubet italiane e kanë kontaktuar menaxherin e tij, duke kërkuar informacione shtesë.
Mesfushori Draxler, është lojtar i cili vrapon shumë gjatë ndeshjes, dhe mund t’i kryej tri funskione në fushë, varësisht se çfarë roli ia ofron trajneri.