Milan ofron Boateng për Pastore


Milan ofron Boateng për Pastore


Sipas Calcioblog.it, Milan dhe Paris SG, kanë pasur bisedime rreth një shkëmbimi shumë interesant, e që realisht mund të ndodh lehtë.
Milan i ka ofruar klubit francez mesfushorin ofanziv Kevin Prince Boateng, në mënyrë që të sjell në San Siro, argjentinasin e talentuar Javier Pastore.
Ky i fundit nuk po pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti, ndërsa nga ana tjetër një lojtarë si Boateng, që vrapon shumë gjatë ndeshjes i duhet parisienëve.
Pastore konsiderohet 20 milionë euro, ndërsa Boateng 10 më pak, andaj nëse ndodh një shkëmbim i tillë, e që sipas këtyre burimeve mund të ndodh, atëherë Milan duhet t’i ofroj Paris SG, edhe 10 milionë euro të tjera.