“Termet” në Sigal Prishtina, largohen Krasniqi e Shatri


“Termet” në Sigal Prishtina, largohen Krasniqi e Shatri

Prishtinë, (Kosovapress) 20 Mars 2013 16:33

Arben Krasniqi tani e tutje nuk do të jetë më trajner i Sigal Prishtinës. Një nga trajnerët më të suksesshëm në basketbollin tonë, ka vendosur që të mbyll “aventurën” në klubin më të trofeshëm në vendin tonë.

Kordinatori i KB Sigal Prishtinës, Florian Miftari, ka konfirmuar për KosovaPress, largimin e Krasniqit nga skuadra kryeqytetase. Sipas Miftarit, Krasniqi ka vendosur të ikën nga klubi për shkaqe personale. Miftari thotë se bashkë më të është larguar edhe asistenti i tij, Fikret Shatri.
“Arben Krasniqi ka vendosur të largohet nga klubi për arsye të tij personale. Shkollimi i tij duket se është një nga arsyet e largimit të Krasniqit nga klubi. Në klub ende nuk ka asgjë zyrtare, por ai më nuk do ta drejtojë skuadrën tonë”, ka thënë Miftari.
“Bashkë më të nga klubi është larguar ndihmëstrajneri Fikret Shatri”, tha ai. Sipas Miftarit, pasardhës i Krasniqit mund të jetë një trajner i huaj, por ai nuk e përjashton mundësinë angazhimit edhe të ndonjë trajneri të vendit tonë. “Sigurisht se ne do të shqyrtojmë mundësinë që sa më shpjet të angazhojmë një trajner të ri në klub. Opsion i mundshëm është angazhimi i një trajneri të huaj, por ne sigurisht se nuk e përjashtojmë mundësinë e angazhimit edhe të ndonjë trajneri vendor”, ka theksuar Miftari.
Sigal Prishtina po kalon nëpër momentet ndoshta më të këqija në basketbollin e pasluftës. Klubi më i suksesshëm kosovar ka rënie të madhe këtë edicion. Sigal Prishtina në pjesën e dytë të garave ka pësuar tri humbje nga Peja, Trepça dhe Sigkos Bashkimi