Thaçi: Ndahet Kosova, ndahen edhe 6 shtete


Thaçi: Ndahet Kosova, ndahen edhe 6 shtete


Ndarja e Kosovës do të thotë ndryshim të kufijve të më pak se gjashtë shteteve. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri kosovar Hashim Thaçi në intervistën për Agjencinë Associated Press.
“Disa zyrtarë serb ofrojnë ndarje të Kosovës, por ndryshimi i kufijve do jetë precedent për Ballkanin. Serbët e pjesës veriore të Kosovës duhet të integrohen në shoqëri. Asnjëherë nuk do të vjen deri te ndarja, pasi që ndarja e Kosovës do të thotë ndryshim i kufijve të së paku gjashtë vendeve”, thotë kryeministri Thaçi.
“Kosova dëshiron negociata me Serbinë për normalizimin e raporteve. Edhe Kosova dhe Serbia kanë interes. Ky do ishte edhe fundi i erës së konfliktit në rajon dhe integrim sa më të shpejtë të gjitha shteteve në BE”, tha Thaçi