User Interface i iOS është jashtë mode tashmë, sipas CEO-s të BlackBerry


User Interface i iOS është jashtë mode tashmë, sipas CEO-s të BlackBerry

Këto ditë, me prezantimin e Samsung Galaxy S4, Phil Schiller ka komentuar kundra këtij produkt dhe në të njëjtën kohë ka prezantuar edhe një fushatë publicizimi në rrjet për iPhone, të quajtur "Why iPhone". Nga kjo fushatë e Apple shumë ekspertë kanë dhënë mendimet e tyre dhe kritikat për këtë fakt. Një ndërto është dhe CEO i BlackBerry i cili ka thënë të tijën për këtë fushatë dhe Apple në përgjithësi.

Sipas tij, komplet ambjenti grafik i iOS është tashmë jashtë mode dhe se konkurrenca po nxjerr jashtë tregut këtë produkt që sipas tij nuk është më inovativ përveçse jashtë mode. Sigurisht këto fjalë janë shumë ofensive dhe për më tepër të thëna nga një drejtues i një kompanie që sigurisht nuk është nga ato që po dominojnë tregun e SmartPhone. 

Gjithashtu ai mendon se sistemi operativ i kësaj kompanie e ka bindur klientelën se multitasking i këtij sistemi është i vërtetë dhe ofron eksperiencën e përdorimit të një PC ndërsa produkti i Apple ofron një multitasking virtual i cili krijon vështirësi në eksperiencën me përdoruesin. Gjithsesi duhet thënë se aktualish kuotat e tregut nuk vërtetojnë fjalët e drejtuesve të BlackBerry në lidhje me iPhone dhe çdo produkt tjetër Apple. Ju si mendoni?