iPhone kalon Android në numrin e shitjeve për muajin tetor në Britaninë e Madhe


iPhone kalon Android në numrin e shitjeve për muajin tetor në Britaninë e Madhe

Apple merr një notë pozitive për muajin tetor: iPhone është smartphone më i shitur, duke tejkaluar në nivel global me disa pikë përqindje avantazh të gjithë rivalët Android. Megjithatë, tregu i përgjithshëm mbetet akoma në duart e robotit të gjelbër të Google.

Muajit tetor ka parë një hap të madh përpara për shitjet e iPhone në tregun britanik: sipas një raporti të Kantar Worldpanel Comtech, 42.8% e të gjithë smartphone-ve të shitur në muajin tetor në Britaninë e Madhe kanë qenë iPhone. Dalja në treg e pajisjes më të re iPhone 4S i ka mundësuar Apple të kalojë shitjet e Android në tetor, që qëndron i ndalur në 35%.

Nëse shifrat e muajit tetor i buzëqeshin Apple, në mënyrë të përgjithshme tregu mbetet në duart e robotit të gjelbër, me 46% të merkatos, një rritje me 11.8% në një vit. Apple u rendit në 27.8%, me një rritje vjetore modeste, që arrijnë në rreth 2.8. Në vendin e tretë RIM me 19.6%, e cila tregon se është platforma e tretë e tregut britanik, por me një humbje prej 1.3% krahasuar me vitin e kaluar.

Edhe një herë, numrat tregojnë se Apple është në gjendje të tërheqë mbi vete një interes të madh të përdoruesve me prezantimin e produkteve të reja, por vuajnë nga konkurrenca në një periudhë më të gjatë. Megjithatë duhet thënë se këtu flitet për një markë që është Apple kundër një sistemi operativ që është i instaluar në më shumë pajisje dhe jo për një markë tjetër!