Apple fiton gjyqin ndaj HTC: bllokim të importit dhe të shitjeve të pajisjeve me Android 1.6 dhe 2.2 në SHBA!


Apple fiton gjyqin ndaj HTC: bllokim të importit dhe të shitjeve të pajisjeve me Android 1.6 dhe 2.2 në SHBA!

Sapo ka mbërritur një lajm se: Komisioni ndërkombëtar për tregtinë në SHBA (United States International Trade Commission) i ka dhënë të drejtë Apple në çështjen ndaj HTC dhe ka ndaluar importimin dhe shitjen e pajisjeve HTC që kanë Android 1.6 e 2.2, ndër të cilët Evo Sprint 4G, Verizon Droid, AT&T Incredible, T-Mobile G2.

Ndalesa do të fillojë të zbatohet nga 19 prilli 2012, transmeton Associated Press,  në mënyrë që operatorët të kenë kohë që të adaptohen, e HTC të ketë mundësi të ju ofrojë shfrytëzuesve telefonat e riparuar në rast se ka nevojë për zëvendësim. Vendimi ka të bëjë me telefonat të cilët përdorin patentat të cilat komisioni Ndërkombëtarë ka konfirmuar se janë pronësi të Apple.

Gjithashtu, meqënëse bëhet fjalë për softuerin e pajisjes, nuk përjashtohet që pajisje të tjera Android mund të përfshihen në këtë vendim. Në fakt ky vendim, nuk është aq me rëndësi për fatin e HTC, pasi në SHBA nuk ka pasur ndonjëherë merkato të madhe, por për Android. Apple, tani është në gjëndje të sulmojë të gjitha pajisjet Android që përdorin të njëjtat patenta.

Ekspertët thonë se do të jetë mjaft e vështirë dhe e kushtueshme për Google, të gjejë teknologji alternative nga ajo e Apple. Ngelet akoma për tu dëgjuar edhe prononcimi zyrtarë i Apple. Qëndroni me ne për të qënë vazhdimisht të informuar rreth kësaj çështjeje.