Rihanna në banjën “Nëna Naile” ?


Rihanna në banjën “Nëna Naile” ?


Rihanna në banjën “Nëna Naile” ?
Kohëve të fundit janë përhapur disa spekulime se Rejhanja vajza e dadës Zumri, e cila ka bërë këngën e re së fundmi të titulluar “Stay”, thuhet se spotin e kësaj kënge e ka bërë në këtë banjë.
Disa burime për Llafet kanë bërë të ditur se Rejhanja Nailen e ka kusherirë të largët dhe vendosi që spotin ta bëjë aty dhe ti bëjë pak reklamë edhe asaj.Rejhanja në këngën e saj “Stay” që në shqip do të thotë “qëndro”, ka dashur të thotë se të qëndrosh në këtë banjë shërohesh.
Mësohet se Rejhanja kishte probleme me unaza dhe dhimbje të qafës për shkak të promajes, e pse jo edhe të bëjë spotin edhe të shërohet njëkohësisht.Ajo për portalin tonë tha:
“Jam shumë e lumtur që zgjodha klorin e këtij uji të jetë pjesë e këngës sime, gurgullimat dhe nxehtësia më bënin të ndjehesha rehat dhe më të pushuar nga lodhja.Mendoj se të gjithë do duhej ta provonin këtë banjë, është thjeshtë e mrekullueshme.”
Pas spotit të bërë nga Rejhanja në këtë banjë, thuhet të kenë rezervuar edhe shumë yje të tjera botërore nga një javë për sëmundjet e tyre të ndryshme.